Neymar: Mos më krahasoni me Ronaldinhon

Transferi i ri i Barcelonës, Neymar da Silva, ka thënë se ai ka ende shumë rrugë për të përshkuar që të krahasohet me legjendën e ekipit, Ronaldinhon.
“Askush nuk mund të krahasohet me Ronaldinhon. Më kujtohen ndeshjet e tij, driblimet e tij. Më kujtohet çdo titull që e ka fituar në Camp Nou”.
“Ai ka bërë histori te Barca, ai ka bërë histori me Brazilin dhe ende është duke bërë. Në rastin tim, unë po filloj të bëj histori dhe shpresoj që të lë gjurmët e mija te Barca”, ka thënë braziliani. 
Neymar, Ronaldinho, Foto: Getty Images