Milani e ka kërkuar Neymarin

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se ai ka dashur që ta sjellë në San Siro këtë verë superyllin brazilian, Neymar.
 Galliani ka zbuluar se ai ka qenë shumë i interesuar që të transferojë Neymarin te Milani, para se Barcelona ta rrëmbente për 57 milionë euro.
Dhe, përderisa edhe Real Madridit i ishte pranuar oferta nga Santosi, Galliani ka pranuar se Rossonerët kanë kërkuar që ta sjellin në San Siro supertalentin.
“Neymar? Ne e kemi kërkuar atë, që është një gjë që askush se ka ditur”.
“Ne nuk kemi mundur ta realizojmë atë. Ai ishte shumë i shtrenjt. Barcelona ka buxhet dy fish më të lartë se ne. Asnjë klub italian nuk do të kishte mundur ta transferonte”, u shpreh Galliani. 
Neymar, Foto: Getty Images